VIDEO/”Do të q* r****, o k****”, “armiku” i të “fortit” të Pogradecit sherr me kryeplakun në Tushemisht për një rrugë, me vete kishte dhe të birin që i ka shpëtuar tre atentateve

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar këtë të shtunë fshatin turistik të Pogradecit, në Tushemisht, ku janë përfshirë disa persona, mes tyre kryeplaku dhe pronari i një hoteli në zonë.
Burime për mediat bëjnë me dije se sherri ka nisur për shkak të prishjes së një ure e cila shërbente si kalim drejt disa bizneseve në zonë. “Fajtori” në këtë debat thuhet se është pronari i hotel “Volorekës”, në Pogradec, Jetmir Muçllari, i cili akuzohet se ka zaptuar hapësira publike në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme.
Muçllarri ka vendosur një gardh në rrugën në kufi ne pronën e kryeplakut të cilën e pretendon të tijën. Lidhur me këtë rast vetë kryeplaku i Tushemishtit, Ilirjan Tasellari, e denoncoi pranë autoriteteve gjë e cila solli dhe revoltën nga pala tjetër.
Ky raportim pranë Policisë “nxehu gjakrat”, ku këtë të shtunë Muçllari së bashku me djalin e tij 26-vjeçar, Johan Muçllarin u përplasën fizikisht me kryeplakun si dhe një person tjetër të quajtur Prokop Pilinçi.
Lidhur me këtë ngjarje blutë morën masa ku filluan t’i hetojnë në gjendje të lirë të katërt personat e përfshirë në këtë konflikt, ndërkohë që në dëshminë e tijTasellari ka deklaruar nuk ka konflikt pronësie, por ka zbatuar detyrën e tij si kryeplak. Gjithashtu ai e ka akuzuar pronarin e hotelit se ka prishur edhe një urë në Drilon.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal per shtetasit: Ilirjan Tasellari 53 vjeç, Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari 26 vjeç, dhe Jetmir Muçllari 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie”, njoftoi Policia më herët.
Sakaq theksojmë se pronari i këtij hoteli, Jetmir Muçllari nuk është një emër i panjohur për mediat dhe policinë vendase. Ai ka një histori konflikt disavjeçar me grupin e të fortit të Pogradecit, Ilir Berberi, ndërkohë që vetë djali i tij, Johan Muçollari u ka shpëtuar tre atentateve.
Në 2018 atij i kanë djegur automjetin e tij tip BMW X6 në Pogradec, ndërkohë dy vite më pas, në gusht të 2020, dy persona qëlluan me plot 82 plumba drejt dhomës ku ai po flinte.
Nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi u dëmtuan 8 makina të parkuara në parkingun e hotelit, përfshirë makinën e Jetmir dhe Johan Muçllarit.
Ndërkohë që pas dy vitesh, konkretisht më 25 prill të vitit 2022, në qytetin e Pogradecit Griseld Maxhari në bashkëpunim me Firdeus Berberi tentuan ta vrisnin me armë. Fatmirësisht ai sërish i shpëtoi atentatit, ku si pasojë e plumbave mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.