VIDEO/ “Do vijë dita që ministri do jetë AI’’, Rama: Nuk do ketë kushëri t’i fusë në punë, as do na prishë proceset me interesat personale

Nga Berati ku zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, kryeministri Edi Rama nuk mund të mos përmendte Inteligjencën Artificiale e cila është bërë prezente ne jetën e qytetarëve kudo në botë.

Me humor kreu i qeverisë u shpreh se do vijë dita që ministri do jetë AI, që s’do ketë as kushëri as mik që do e futë në punë.

“Shumë shpejt ai mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI.

Ministrin “x” e ke AI, nuk ka as kushëri për të fut në punë, as interesa të prishë proceset dhe nuk po them që është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi mund të merrej përsipër”, -u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT