VIDEO/ Ngjarje e pahijshme te Gjiri i Lalzit! Turisti gjerman shkarkon ujërat e zeza në zonën bregdetare, shqiptari e kam “mat” dhe i kërkon llogari

Një denoncim publik është bërë së fundmi nga një qytetar shqiptar në Gjirin e Lalzit i cili është përballur me një skenë aspak të hijshme.
Ka qenë JOQ e cila i ka dhënë zë shqetësimit të qytetarit i cili ka denoncuar se si një turist gjerman ka derdhur mbetjet e rulotit të tij në natyrë, pranë zonës bregdetare.
Sapo ka vënë re këtë veprim aspak të hijshëm të turistit, ai pohon se i është drejtuar dhe e ka kritikuar për veprimin që po bënte, ndërkohë që është përballur me indiferencën e këtij të fundit.
“Pershendetje, desha ti tregojm qeveris shembullim e turisteve elitar qe kan mberitur ne Shqiperi. Te marin masa per keta ndyrsira qe ndotin plazhet tona. Kur shkojn shqiptaret jasht as t kthejn koken anash nuk i lejojn, ky ka shkarkuar mbetjet e rulotit ne plazhin e Lalzit,” shkruan qytetari, duke theksuar kështu se duhet të ketë një reagim nga shteti me qëllim marrjen e masave ndëshkuese për të gjithë ata turistë të cilët shkelin rregullat dhe abuzojnë me vendin tonë gjatë pushimeve të tyre.