VIDEO/ Punonjësit e UKT-së, heronjtë e qytetarit në Tiranë! Vrapojnë për t’i shuar zjarrin që i kishte përfshirë makinën

Mesditën e kësaj të hëne një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e njohur të kryeqytetit si “21 Dhjetori”.
Fatmirësisht në vendin e ngjarjes janë gjetur rastësisht punonjësit e UKT-së të cilët menjëherë kanë reaguar dhe u kanë shkuar në ndihmë qytetarit të cilit po i digjej automjeti.
Siç shihet dhe në videon e publikuar nga JOQ, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, ku një automjet ishte përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.
Rastësisht në vendin e ngjarjes ndodheshin punonjësit e UKT-së, të cilët menjëherë vrapuan duke shtrirë tubat dhe të fikin flakët që kishin përfshirë automjetin.
Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që gjesti i punonjësve të UKT-së është duartrokitur nga qytetarët.