VIDEO/ Trump përmend sërish konfliktin Kosovë – Serbi! Si presidenti “ndaloi” luftën në Ballkan: U thashë a do të luftoni…?, nuk do të bëjmë tregti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur përsëri konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, si një shembull i një mosmarrëveshje mes dy shteteve që është zgjidhur nga politikat e ndjekura nga administrata e tij.

Në një tryezë të përbashkët të organizuar në Shtëpinë e Bardhë së bashku me udhëheqësit afrikanë, Trump është shprehur se tarifat doganore të mallrave të importit, kanë ardhur si një kusht i ndërprerjes së konflikteve mes dy shteteve, përmend këtu Serbi – Kosovë si dhe Indi – Pakistan.

Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, ka thënë Trump.

Kujtojmë që në prill të këtij viti, administrata e Trump vendosi të sanksionojë të gjitha mallrat e importit të ardhura nga vendet e Europës, duke goditur kështu Serbinë me një tarifë prej 37%. Ndërkohë Shqipëria dhe Kosova janë sanksionuar me 10%. Trump vetëm një ditë më parë i është drejtuar vendeve të BE-së me një letër ku paralajmëron tarifat e reja, të cilat priten të hyjnë në fuqi më 1 Gusht, ku Serbia pritet të sanksionohet me 35%.

Kjo nuk është hera e parë që Trump flet për konfliktin në Ballkan mes Kosovës dhe Serbisë. Në qershor të këtij viti ai u shpreh se kishte arritur të ndalonte Serbinë të sulmonte ushtarakisht Kosovën vetëm nëpërmjet politikave tregtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT