Vranë me tel Anesti Ramën, lihen në burg autorët

Gjykata e Fierit ka caktuar masën ”arrest në burg” për tre të akuzuarit e vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Rama, i cili u dhunua dhe u mbyt me tel disa ditë më parë në banesën e tij në fshatin Frashër të Patosit.

Sipas hetimeve të deritanishme, Anesti Rama është mbytur me tel nga e bija 26-vjeçare, Ermalinda Rama si edhe i dashuri i saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani, ndërkohë që e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës) ka ndihmuar ne pastrimin e gjurmëve te krimit dhe fshehjen e provave.

Nënë e bijë mohuan përfshirjen në vrasjen e Anesti Rama dhe thanë se nuk dijnë asgjë se kush e ka vrarë, thjesht e gjetën të vdekur.

Pas provave të mbledhura nga policia, u vendos masa shtrënguese burg për Emalinda Rama, Valbona Rama dhe Çlirim Dogani.

The post Vranë me tel Anesti Ramën, lihen në burg autorët first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT