Farsa e 11 majit/ Berisha: Rama na mundi se promovoi dhe inauguroi disa investime në Durrës (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për farsën zgjedhore të 11 majit, ku qeveria e Edi Ramës ka promovuar dhe inauguruar projekte infrastrukturore gjatë periudhës së ndaluar zgjedhore.
Gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu, me prova dhe fakte, Berisha ka theksuar se ‘promovimet dhe inaugurimet janë një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare’.
“Vangjush Dako me pantallona, apo Emirjana Sako me 13 Janar 2025, në kundërshtim flagrant me ligjin promovon ndërtimin e dy unazave të qytetit.
E promovoi njëherë Rama tani kjo Emirjana, Gjushi me pantallona.
Me 17 janar paraqitja publike infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës.
Vazhdon kjo nuk ka të ndalur, është e shfrenuar në shkallë ekstreme në raport me ligjin.
20 Janar 2025-Emirjana Sako: Shpallje për përfundimin e punimeve në rrugën ‘Bletaj’ në Rrashbull, Bashkia Durrës
27 Janar 2025-Emiriana Sako: Promovimi i infrastrukturës publike-Shëtitorja e Plazhit, Bashkia Durrës. Për të 15 herë flitet për këtë çështje.
17 Janar 2025-Emiriana Sako: Paraqitje publike-Infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës. E përsërit vazhdimit kjo.
Mund ta quash mafiozi, mund ti japësh çdo mbiemër. Me asgjë nuk mund të përshkruhet veprimtaria kriminale e këtij individi dhe lidhjet e tij të pamohueshme me kanabizimin e qarkut.
Pra këto ishin disa nga aktivitetet ku janë përdorur fondet dhe buxheti i shtetit për të ndikuar në zgjedhje.” – u shpreh Berisha.