Free Palestina, po kur të zhduket Hamasi që financohet nga Irani

Nga Berat Buzhala

Edhe une jam per lirine e plote te Palestines, nga Izraeli dhe Hamasi.

Prezenca e Hamasit, i financuar nga Irani, e ben te domosdoshme nderhyrjen e Izraelit.

Asnje shtet ne bote nuk kish me e toleru ne kufirin e tij nje organizate terroriste si Hamasin, e cila financohet nga nje shtet tjeter, si Irani, qe kerkon zhdukjen tende prej faqes se dheut.

Nuk po them qe ne Izrael nuk ka forca regresive ultra religjioze dhe raciste, te cilat i fryne zjarrit te luftes ne Lindje te Mesme, mirepo kjo eshte rrjedhoje dhe pasoje e klimes se shkaktuar nga financimet e Iranit, tek organizatat terroriste si Hezbollah, Hamas dhe Huthi.

Pra, kujtdo qe i intereson, une jam absolutisht dakord me zgjidhje te problemit permes krijimit te shtetit te Palestines – mirepo eshte fatale te krijohet nje shtet ne sherbim te nje organizate terroriste, cfare eshte Hamasi.

Sic e ka thane edhe Arabia Saudite, Egjipti etj, Hamas duhet me i leshu armet prej dores, Organizata Fatah duhet me e marre kontrollin ne Gaza, duhet me u mbajte pastaj zgjedhjet e lira ne te gjitha territoret palestineze, duke i hapur rruge krijimit te ketij shteti.

Pra, pajtohem me slloganin ne Sunny Hill per Free Palestine, duke filluar me lirine nga Hamasi.

p.s.

Sigurishtttttt grupeve radikale izraelite i shkon shume pershtati ajo cfare ben Hamas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT