Pamje shqetësuese nga Korça: Vajza e vogël tërhiqet zvarrë në mes të Pazarit, nëna prej krahu e babai prej flokësh

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar mesditën e kësaj të premte në qytetin e Korçës, ku një vajzë e vogël është tërhequr zvarrë nga dy persona, që sipas denoncimit janë prindërit e saj, në mes të zonës së Pazarit.
Një qytetar ka dërguar videon shqetësuese në redaksinë e “JOQ Albania”, ku duket vajza e vogël që qan dhe tërhiqet zvarrë nga prindërit e saj. I ati shihet duke e tërhequr me forcë prej flokësh, kurse nëna e tërheq nga krahu.
Dëshmitari i cili ka dërguar videon, thotë se vajza kishte qenë duke qarë brenda qendrës tregtare, ndoshta për shkak të një blerjeje që ajo nuk e kishte mundur të realizonte, dhe disa minuta më pas, ajo është tërhequr zvarrë përmes rrugës dhe drejt pazarit.
“Përshëndetje! Dua ta hedhësh këtë robin në Korçë. Kishte 15 minuta afërsisht që nga qendra tregtare deri te pazari po dhunonte vajzën e vogël dhe po e tërhiqte zvarrë nga flokët.
Se kuptova pse, por thjesht ishte brenda në qendrën tregtare që atje po qante dhe kur dolën nga aty po e tërhiqte zvarrë, Me shumë mundësi ka dashur të blejë ndonjë gjë dhe nuk ja ka marrë dhe ka nisur të qajë”, shkruan qytetari