PAMJE TRONDITËSE! Tornado godet papritur plazhin italian, turistët largohen mes kaosit dhe rrymave gjigante të ujit

Pamje dramatike kanë kapur momentin kur pushuesit në një plazh pranë Romës u përballën me frikë e panik, teksa një tornado e fuqishme goditi bregdetin e Maccarese të dielën.

Dhjetëra turistë me rroba banje u panë duke vrapuar për jetën, ndërsa vorbulla e fortë shkulte çadrat e diellit dhe i hidhte përpjetë, duke shkaktuar kaos mes pushuesve që përpiqeshin të shpëtonin sendet e tyre.

Ndërkohë, disa pushues qëndruan në shezlongjet e tyre dhe ndoqën me habi stuhinë, edhe pse peshqirët dhe rëra fluturonin mbi kokat e tyre. Incidenti shkaktoi lëndime të lehta tek një grua, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore.

Në të njëjtën ditë, rreth orës 13:00, u raportuan edhe rryma gjigante uji pranë Delta del Po në bregun lindor të Italisë, duke shtuar frikën tek banorët dhe turistët për forcën e papritur të motit ekstrem.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT