Përdhosja e flamurit kombëtar dhe dëmtimi i Shtatores së Skënderbeut, Marin Mema ngre ALARMIN: Po kërkojnë të na përçajnë

Gazetari Marin Mema ka ngritur alarmin lidhur me atë që ai e quan “përçarjen e shqiptarëve”. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Mema shkruan se përgjatë kohëve të fundit po përpiqen që përmes deklaratave, profileve nëpër rrjetet sociale, fyerjeve dhe shkelje të simboleve kombëtare.
Sipas tij këto veprime nuk bëhet nga “fëmijë” apo “grupe të izoluara”, por nga persona të cilët kanë një plan të strukturuar dhe kanë për qëllim nxitjen e konflikteve mes shqiptarëve.
“Ka një përpjekje fare të qartë për të përçarë shqiptarët… deklarata, pohime, profile rrjetesh sociale, fyerje e shkelje të simboleve e figurave kombëtare, po ndodhin në vazhdimësi… nuk janë këto as punë fëmijësh dhe as grupe të izoluara… Këtu ka një shtytje të qartë që kërkon të nxisë konflikt mes shqiptarëve! Kjo nuk është çështje që merr drejtim me statuse, por me reagim serioz të institucioneve përkatëse!”, shkruan gazetari teksa më tej u bën thirrje Shërbimeve Informative në Shqipëri dhe Kosovë që duhet të ndjekin me kujdes gjithçka dhe të parandalojnë situatat e tilla.
“Shërbimet Informative në Shqipëri e Kosovë duhet të ndjekin me kujdes gjithçka! Kërkohet reagim dhe goditje e grupeve të tilla”, thekson ai.
Kujtojmë se jo më larg se një ditë më parë Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Prizren u dëmtua. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar ishin me ngjyrë floriri. Kjo shënoi ngjarjen e dytë pas përdhosjes së flamurit tonë kombëtar pak ditë më parë në Suharekë.