Pistë e re për vrasësin e kuajve: Konflikti për lerat e ujit në Mal të Llogarasë

Një pistë e re është shfaqur për vrasësin e kuajve. I zoti i kuajve ka kontaktuar me redaksinë e gazetës Tema dhe ka deklaruar se tanimë vrasësi i kuajve është denoncuar në polici dhe se shkak është konflikti për lerat e ujit në mal, ku pijnë ujë kuajt.
Nuk egziston pista e konfliktit mes guidave pasi i zoti i kuajve eshte e vetmja guidë.
Me sa duket, vrasësi i kuajve është bezdisur që edhe kuajt pijnë ujë në lera dhe ka vendosur ta “zgjidhë” duke i vrarë.
Personi që ka kontaktuar redaksinë thotë se e ka denoncuar me emër në polici dhe pret të veprojë drejtësia.