Prindërit e Rita Orës vizitorë të përhershëm të “Mrizit”, Altin Prenga: Shqiptarët e Kosovës promovojnë me zemër turizmin tonë

Sipërmarrësi i njohur i “Mrizit të Zanave”, Altin Prenga ka ndarë një fotografi të veçantë nga vizita e fundit e prindërve të Rita Orës në agroturizmin e tij në Fishtë të Lezhës. Ai thotë se familja e këngëtares shqiptare me famë botërore për më shumë se 10 vite zgjedhin “Mrizin”.

Sipas Altin Prengës, Besniku dhe Vera janë shembulli i gjallë sesi shqiptarët e Kosovës mbështesin dhe promovojnë turizmin tonë, pavarësisht të metave dhe nevojës për përmirësim.

“Prindërit e mrekullueshëm të Rita Orës na vizitojnë për ma shumë se 10 vjet. Janë shembulli i gjallë se si shqiptarët e Kosovës kanë qenë e mbesin shtylla e turizmit tonë.

Edhe pse me t’metat tona, sepse turizmi jonë ka shumë nevojë për përmirësim, ato vazhdojnë me na përkrahë e me na promovu me zemër. Faleminers Besnik dhe Vera, dhe tan shqiptarëve që vizitojnë vendin tonë”, shkruan Altin Prenga.

Në pamjen që ai ka ndarë, shihen dy prindërit e këngëtares Rita Ora, Vera dhe Besniku, ndërsa krah tyre (pranë Altin Prengës) janë dhe dy miqtë e tyre, që sigurisht kanë zgjedhur të shijojnë ushqimet tradicionale të zonës së Lezhës, dhe ku tjetër përveç se në “Mriz”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT