Shoferi i “Benz-it” teston karrexhatën e katërt në aksin Tiranë–Durrës pa u hapur, përplaset me karburantin

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Tiranë–Durrës, pranë një pike karburanti. Sipas VoxNews, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me strukturën e një karburanti buzë rrugës.
Në pamje shihet makina e dëmtuar rëndë në pjesën e përparme, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Përplasja ka shkaktuar panik te të pranishmit, makina ka qenë me gas dhe mund të kishte pasoja fatale nëse do shpërthente.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, por paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë ose rrëshqitjes në rrugë.