SKANDAL! Albin Kurti konfirmon përgjimet e serbëve gjatë takimeve në Bruksel, europianët “kyçin gojën”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar së fundmi përgjimet që zyrtarët e lartë serbë kanë bërë brenda takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Në emisionin “Five”, janë publikuar publikuar këtë javë përgjimet që Igor Popoviq kishte bërë gjatë takimit të datës 17 shtator 2020 në Bruksel.

Këto përgjime ilegale të bisedave me zyrtarë evropianë, këtë të premte, i konfirmoi edhe kryeministri Albin Kurti.

“Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, ka thënë Albin Kurti.

Duke theksuar se ky është një skandal dhe duhet një reagim nga ndërkombëtarët, deri në këto momente nuk ka ardhur asnjë deklaratë nga Bashkimi Europian!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT