TABELA: Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Në një kohë që Qeveria shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit flasin për digjitalizim të shërbimeve, tarifat e reja për shërbimet kadastrale po bëhen përherë e më të shtrenjta për qytetarët.

Vendimi i fundit i miratuar në heshtje më 31 Korrik 2025 nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Financave përfshin tarifa nga më të lirat për lëshim vërtetimi në vlerën e 500 lekëve, e deri te më e shtrenjta që është 300 mijë lekë të vjetra për regjistrimin e hipotekës për kredi.

Megjithatë, institucioni thotë se rritja e tarifave vjen në vazhdën e përmirësimit të teknologjisë, digjitalizimit të sistemit, si dhe nevojës për të garantuar standarde më të larta shërbimi për qytetarët, të cilët shpesh përballen me sfida burokratike e kosto shtesë në përfundimin e proceseve pronësore.

AKSHI flet për digjitalizim shërbimesh, por Kadastra bëhet

Vendimi i fundit i miratuar në heshtje më 31 Korrik 2025 nga Këshilli i Ministrave

Shumë prej tyre janë të papërgatitur për përballimin e tarifave të reja, veçanërisht në zona rurale apo për raste ku procedurat janë të ndërlikuara dhe kërkojnë më shumë ndërhyrje administrative.

Për shembull, sipas tarifave të reja për shërbimet kadastrale, qytetarët që do të regjistrojnë një kontratë për shitjen e pronës, dhurimin apo heqjen dorë nga pronësia, do të paguajnë 50 mijë lekë të vjetra për këtë shërbim.

Ndërkohë, ata qytetarë që do të regjistrojnë hipotekën për garantimin e kredisë së dhënë nga bankat nga 1 milionë lekë të reja deri në 10 milionë lekë të reja, duhet të paguajnë për ASHK nga 80 mijë deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Regjistrimi i bashkëpronësisë do të kushtojë 100 mijë lekë të vjetra, saktësimi i kufijëve të pronës 30 mijë lekë të vjetra, regjistrimi i përkohshëm i karabinasë është 80 mijë lekë, etj. Më poshtë, lista e plotë e tarifave për shërbimet kadastrale:

AKSHI flet për digjitalizim shërbimesh, por Kadastra bëhet

Tarifat e reja per sherbimet kadastrale

Back to top button
LAJMET E FUNDIT