Tre dekada hasmëri dhe pesë viktima! Detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, dyshohet se ekzekutoi kushëririn për të marrë hakun e të birit

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e regjistruar një ditë më parë në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj u qëllua për vdekje dhe u la në mes të rrugës.

Burime për mediat bëjnë me dije se Lleshaj në momentin kur dhe ndodhi ngjarja po kthehej me bagëtitë në shtëpi përgjatë rrugës që e përshkonte çdo ditë.

Por, rreth orës 21:00 të mbrëmjes Policia u njoftua për vrasjen e tij. Ishte një prej bashkëfshatarëve ai i cili e kishte gjetur në mes të rrugës trupin e pajetë të tij.

Menjëherë grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarje dhe dyshohet se 65-vjeçari të jetë vrarë rreth orës 20:00 dhe se autori/autorët të kenë përdorur për ekzekutimin e tij pistoletë me silenciator.

Teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje pista kryesore e vrasjes mbetet ajo e gjakmarrjes, duke qenë se Frrok Lleshaj ishte në hasmëri me dy familje të tjera.

Tre dekada hasmëri dhe pesë viktima! Detaje nga vrasja e Frrok

Frrok Lleshaj

Kjo gjakmarrje mes fisit Lleshaj daton që prej vitit 1990 dhe deri më tani fatkeqësisht kanë humbur jetën pesë persona.

Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka.

E gjithë saga e hakmarrjes nisi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u ekzekutua në Greqi. Asokohe u tha se i riu u vra nga policia greke, mirëpo Frrok Lleshaj dhe familjarët e tij dyshonin se në këtë ngjarje kishin gisht kushërinjtë e tij.

Tre dekada hasmëri dhe pesë viktima! Detaje nga vrasja e Frrok

Pamje nga vendi i ngjarjes

Si rrjedhojë pak vite më pas dyshohet se 65-vjeçari mori hakun e të birit duke vrarë kushëririn e tij, Dodë Lleshaj. Kjo vrasje nuk u pranua asnjëherë nga Frrok Lleshaj, ndonëse ky i fundit u dënua për këtë ngjarje.

Ndërkohë që familja e LLeshajt pati dhe një tjetër konflikt me një familje nga Puka. Ishte vetë 65-vjeçari i cili qëlloi për vdekje një person, vrasje për të cilën u dënua me 25 vite burg. Nga këto dy hasmëri të vjetra vite më pas mbeti i vrarë edhe vëllai i Frok Lleshajt. Ndërkohë që me vrasjen e 65-vjeçarit mbrëmjen e djeshme shkon në pesë numri i personave të cilët kanë humbur jetën si rrjedhojë e hasmërisë.

Lidhur me ngjarjen e fundit, të ndodhur më 4 gusht, Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat pesë persona dhe po punon për zbardhje ne plotë të vrasjes së 65-vjeçarit. Ndonëse deri më tani vlen të theksohet që pista kryesore e hetimeve është përqendruar te hasmëria.

Frrok Lleshaj më parë ka ushtruar detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit. Ai u largua nga radhët e uniformave blu në vitin 1994.

Një vit më vonë, ai u prangos si autori i vrasjes së kushëririt të tij, Dodë Lleshajt, ndërkohë që gjatë trazirave të vitit 1997 arriti që të arratisej nga qelia për t’u arrestuar sërish në vitin 2006.

Ai la qelinë më 16 mars të 2023 dhe që prej atij viti po jetonte në fshatin Paçram të Vaut të Dejës dhe merrej me rritjen e bagëtive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT