VIDEO/ “Autostrada e vdekjes”, tjetër aksident i rëndë në aksin Fier-Levan! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, vdes shoferi, katër të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan.
Nga informacionet e para pranë vendngjarjes bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Nga pamjet e sjella nga Newsbomb shihet se si një nga automjetet ka “fluturuar” disa metra larg duke dalë farë nga aksi rrugor e përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Luftar Bracja, si dhe kanë mbetur të plagosur Ilir Pujo, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident dhe 4 pasagjerë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.