VIDEO/ Deputeti lushnjar i PD-së shpërthen: Mirë që s’jep urdhër Rama të na e vërë në b.thë se do e kishim marrë të gjithë!

Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi, u bë sot protagonist i një video që vetë regjistroi, ku dukej se mbronte një pemë që po pritej nga instuticionet lokale në Lushnje. Edhe pse nuk dihet saktësisht arsyeja e pemës, Korreshi, përveç përplasjes verbale me policët, dëgjohet të thotë se pemën po e pret Edi Rama, se nuk do të kenë hije njerëzit.

Në një moment tjetër, deputeti lushnjar dëgjohet të flasë në mënyrë banale, duke u shprehur se “mirë që nuk jep urdhër për të na e vënë në b.thë se do ta kishim marrë të gjithë”.

Kjo gjuhë e zgjedhur nga deputeti lushnjar nuk dihet në ishte ndonjë mesazh i koduar për ndonjë koleg të partisë së tij në qarkun Fier, apo ishte një lajthitje në vapë e deputetit Korreshi.

Për më gjatë, ndiqni videon e postuar nga vetë deputeti demokrat:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT