‘’Zaptues, mos abuzoni si delenxhi’’, Rama sqaron qytetarët: Nuk u kujtova sot, e kisha menduar që në 2000, ditën e parë që vura këmbën në bashki

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim live në rrjetet sociale ku iu është drejtuar ndjekësve dhe të gjithë qytetarëve, në lidhje me temën më të nxehtë të momentit, lirimin e hapësirave publike dhe shkatërrimin me fadromë të shumë bizneseve dhe objekteve në trotuare.

Rama tha me bindje se “kjo betejë do të vazhdojë deri në finalizimin e tij dhe deri sa qytetarët të kuptojnë se nuk mund të shtyjnë kufirin aty ku fillon jeta e komunitetit”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Abuzues të pasurisë që janë të përbashkëta, mos abuzoni si delenxhi. Ky nuk është një aksion, është përpjekje e pandalshme për një mënyrë të re të qëndruarit bashkë.
Pse u kujtuam tani?
Jam kujtuar që ditën e parë që hyra në Ministrinë e Kulturës më pas në bashki në vitin 2000. Të gjitha do të kthehen mbrapsht. Është Tiranë, nuk është Teheran. Nuk kemi dalë në sulm për të shkatërruar jetën mesdhetare të kafeneve, por për të vendosur kufirin. Trotuari është i qytetarëve dhe një pjesë përdoret për ata që duan një kafe, por me kufi.
Disa nuk marrin vesh – ia heq, i thua “shtyhu”, ata shtyhen përsëri përpara. Ne po bëjmë rregulloren kombëtare.
Do hiqen të gjitha. Të gjithë ju, merrni pjesë duke çuar në mënyrë të vazhdueshme denoncime. Ndajeni mendjen ,nuk mund të shtyheni përtej kufirit.
Në turizëm jemi më mirë se vjet, por jo aq sa duhet. Bashkitë nuk janë angazhuar në mënyrë të plotë për të vendosur çadrat e tyre. Plazhet publike nuk frekuentohen. Kush bën lojën “macja me miun”, ndëshkimet do të jenë shumë të forta.
E fundit që kam, është që unë në fushatën e fundit isha në listën e Tiranës, por do të vazhdoj të bëj për Vlorën dhe Durrësin.”

Rama nuk e la pa bërë një batutë edhe me Berishën i cili del në konferenca të përditshme me gazetarët:
Përshëndes disa që edhe mes vapës nuk kanë asnjë punë për të bërë përveçse të lëshojnë fjalë të pahijshme, dhe dielli bën punën e vet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT