Ervin Salianji i thur lavde Fatos Nanos pas vdekjes: Krijoi parti moderne të majtë dhe breza politikanësh që janë aktivë edhe sot

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, Fatos Nano.

Salianji shprehet se Fatos Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, si dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot.

“Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90.

Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.

Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar.“-shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT