FOTO/ Edi Rama pret në zyrë Rektorin e Universitetit të Muzikës në Vjenë
Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri, rektorin e Universitetit të Muzikës në Vjenë, Andreas Mailath-Pokorny. Ai ka qenë dhe këshilltar kulture dhe kanë njohje të hershme me Edi Ramën, shkruan newsbomb.al.
Me ndërmjetësinë e ambasadorit të Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, është organizuar sot takimi mes kryeministri Edi Rama dhe Andreas Mailath-Pokorny.
Andreas Mailath-Pokorny shërben aktualisht si rektor i Universitetit të Muzikës në Vjenë, është president i Unionit të Akademikëve Austriakë dhe për 18 vite Këshilltar Ekzekutiv i Qytetit për Kulturën, Shkencën dhe Sportin në Vjenë.
Mailath – Pokorny ndodhet në Tiranë për të ndjekur nga afër zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të iniciuar nga Ambasadori Fate Velaj, mes Universitetit të Arteve në Tiranë dhe Universitetit të Muzikës në Vjenë.
// Nga Engjëll Serjani