“Iu paska eksituar shumë Lulzim Basha”, gazetari Erion Kristo reagon pas thirrjes së ish-kreut të PD në SPAK për “21 Janarin”
Gazetari Erion Kristo përmes një statusi në rrjete sociale ka reaguar pas thirrjes në SPAK të ish-kryedemokratit Lulzim Basha.
Menjëherë në rrjete sociale shpërthyen lajmet për këtë thirrje të Lulzim Bashës, ndërsa Erion Kristo shkruan: “Shoh që ju paska eksituar shumë Basha, haha, mal me postime. Fjala eksituar në kuptimin anglez”.
Ish-kreu i demokratëve raportohet të jetë thirrur në kuadër të hetimeve për 21 Janarin 2011 ku u vranë 4 protestues në Bulevard, por Lulzim Basha heshti sot pas daljes nga SPAK.
Lulzim Basha deklaroi para gazetarëve se respekton sekretin hetimor ndërsa gazetarja Anila Hoxha tha për “Top Story” se ish-kreu i PD, ka thënë se s’ka dhënë asnjë urdhër në atë protestë, kur mbante postin e Ministrit të Brendshëm.
Gazetarja Anila Hoxha theksoi se pritet që SPAK të thërrasë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha në ditët në vijim për të njëjtën çështje.