“Kemi standart të dyfishtë”, Veliaj “xheloz” për kryebashkiakun e Rrogozhinës: Ai i dënuar me burg është në detyrë, unë i pafajshëm largohem nga detyra

Sot është duke u zhvilluar seanca e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, në gjykatënn kushtetuese. Gjatë mbrojtjes së tij, ai  ka marrë një “shembull krahasimi” mes tij dhe kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës.

Ai ka thënë se Edison Memolla, është dënuar me një vit burg dhe vazhdon të kryejë detyrën, ndërsa për rastin e tijka thënë se është i pafajshëm, e megjithëkëtë ndiodhet në poaraburgim dhe i lllarguar nga detyra.

Veliaj më pas në nota ironie jep një “këshillë” për të ardhmen: “Këshillë për të ardhmen, është më mirë të bësh një krim por sa kohë vijon burgu është më mirë, apo mos të bësh asnjë krim dhe në ruajtjen e pafajësisë tënde tri paraburgosesh. Kush prevalon?”

Më tej ish-kryebashkiaku akuzon organet kompetente se ka standarte të dyfishta: “Për dikë të pandehur aplikohet krimi, për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar”shton ai.

Fjala e plotë:

“Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është dënuar me 1 vit burg dhe vazhdon kryen detyrën, unë jam i pafajshëm, i paraburgosur dhe largohem nga detyra. Këshillë për të ardhmen, është më mirë të bësh një krim por sa kohë vijon burgu është më mirë, apo mos të bësh asnjë krim dhe në ruajtjen e pafajësisë tënde tri paraburgosesh. Kush prevalon? S’ka një vendim të formës së prerë. Kemi standard të dyfishtë. Për dikë të pandehur aplikohet krimi, për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT