Policia prangos vëllain e deputetit demokrat, Duçja! Mori peng dhe dhunoi Ilir Topçiun (DETAJE)

Tre persona janë shoqëruar në komisariat mbrëmjen e sotme të dyshuar se kanë marrë peng Ilir Topçiun në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ndodhej në ‘arrest shtëpie’.

Të shoqëruar janë Marsel Buci, Trajan Çeliku dhe Alti Nallbani, ky i fundit, i njohur ndryse si Duçja, është vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati.

Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit ndërsa burime për media kanë bërë me dije se Ilir Topçiu është keqtrajtuar nga tre të dyshuarit në mbjediset e banesës së njërit prej tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT