Dëgjohen “lutjet” e ish-të dashurës së Safet Bajrit, shoferja sexy lirohet nga burgu, dyshohej se transportoi me “benz-in” luksoz vrasësit e Fatbardh Licit

Ish-e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago, ka lënë qelinë! Pas shumë “lutjeve” në Gjykatë, ish-partnerja e të “fortit” të Dobraçit, e  cila u prangos nën dyshimet se ka përkrahur autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit, është liruar nga burgu.

Burime për mediat bëjnë me dije se Apeli i GJKKO-së ka zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Ish-partnerja e Safet Bajrit akuzohet nga SPAK se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Ish-missi në deklaratat e saj ka hedhur poshtë këto pretendime të SPAK, duke deklaruar disa herë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër ashtu si dhe thuhet.

Ago prej vitesh ishte kthyer në një “biznesmene”, pasi ishte pronare e një butiku rrobash, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”. Emri i saj doli në dritë edhe kur Policia goditi një rrjet prostitucion në vitin 2020, ku nga aksioni i së cilës përfundoi në burg Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Vrasja e Fatbardh Licit është zbardhur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë.

Për ngjarjen në fjalë, u arrestua më 21 Shkurt nga forcat RENEA edhe Safet (Rustem) Bajri, teksa veç tij, akuzohen edhe Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët ndodheshin në qeli të dyshuar për kryerjen e veprave të tjera penale.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Fatbardh Lici ka qenë pjesëtar i familjes Lici, vëllai i Sokol Licit dhe Mustafa Lici. Po ashtu ai ka qenë xhaxhai i Ibrahim Licit dhe kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i ”forti i Shkodrës, i cili po ashtu është vrarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT