“Dua ta shoh Edi Ramën në burg!”, Kokalari publikon kontratën e investitorëve arabë, “shpërthen” ndaj kryeministrit: Fal Shqipërinë copa-copa! Berisha s’na la…

Aktivistja Evi Kokalari. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, nga ngritur akuza shumë të rënda ndaj qeverisë, kryeministrit dhe investitorëve të Emirateve, për projektet e Portit të Durrësit dhe ishullit të Sazanit.

Kokalari shkruan se që nga korriku ka ngriur alarmin për: “ardhjen në Tiranë të Princit të Emirateve Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe Khaldoon Al Mubarak, CEO të fondit “Mubadala” që është njëri nga mjetet e investimeve të oborrit mbretëror.  E shpreha në atë kohë që Rama nuk ishte aspak transparent dhe nuk po sqaron popullin se çfarë po bën mbas kurrizit të tyre.”

Ajo ka postuar pjesë të një kontrate të Asher Abehsera, në emër të Jared Kushner, lidhur me kullat që kanë marre me koncesion në Beograd,  prej të cilave thotë se në to thuhet se konçesioni, nga “me qera për 99 vjet” kalon në “pronësi absolute të investitorit strategjik.”

“Duke patur parasysh se të njëjtët avokat dhe të njëjtët partner kanë dhe për Sazanin, po ju them pa frikë, që Sazani po i falet Jared Kushner dhe Presidentit të Emirateve, së bashku me princin e Arabisë Saudite” shkruan Kokalari.

Aktivistja po ashtu ka treguar se të njëjtët persona kanë bërë draftin për të ndërtuar Gazën dhe po ashtu sipas saj po shtyjnë paqen në Ukrainë.

“Momentalisht shqetësimi im mbetet Sazani, dhe në këtë pikë porti i Durrësit. Të dyja këto afere janë pikërisht ato për të cilat dua ta shoh Edi Ramën në burg”, ka shtuar Kokalari.

Ajo më tej ka thënë se nëse ata kanë në dorë portin dhe një pikë strategjike si Sazani, do të dëbojnë qytetarët shqiptarë, ashtu siç suoas saj kanë në plan të bëjnë me ata të Palestinës.

“Realisht, i kërkoj të gjithë Shqiptarëve të zgjohen dhe të kuptojnë çfarë po ndodh, sepse realisht, s’do kemi më as tokë amë për t’ju lënë gjeneratave të ardhshme” shkruan aktivistja ndërsa përfundon duke akuzuar po ashtu liderin e PD Sali Berishën: “që ka mbajtur peng opozitën dhe s’na la të merremi me Edi Ramen por na ka bllokuar ndërkohë që Rama fal Shqipërinë copa-copa.”, dhe akuzon që të gjithë janë fajtorë.

Postimi i plotë:

Diku nga korriku, ngrita alarmin për ardhjen në Tiranë të Princit të Emirateve Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe Khaldoon Al Mubarak, CEO të fondit “Mubadala” që është njëri nga mjetet e investimeve të oborrit mbretëror.

E shpreha në atë kohë që Rama nuk ishte aspak transparent dhe nuk po sqaron popullin se çfarë po bën mbas kurrizit të tyre.

Sot, më ra në dorë kontrata që Asher Abehsera, në emër të Jared Kushner dhe asaj që duket kompani me bazë legale në Emiratet, ka firmosur me shtetin e Serbisë, lidhur me kullat që këta kanë marrë në Beograd.

Skandali më i madh në këtë kontratë është klausola që flet për konvertimin e këtij konçesioni nga ‘me qera për 99 vjet’ në pronësi absolute të ‘’investitorit strategjik” që është Kushner + Emiratis.

Duke patur parasysh se të njëjtët avokat dhe të njëjtët partner kanë dhe për Sazanin, po ju them pa frikë, që Sazani po i falet Jared Kushner dhe Presidentit të Emirateve, së bashku me princin e Arabisë Saudite.

Po me këta dy shtete (Arabia Saudite & Emiratet), Jared Kushner ka bërë draftin më skandaloz për të rindërtuar Gazën, duke forcuar Izraelin për të ndaluar luftën kundër Hamasit. Në këtë draft, shpjegohet qartë që Arabia Saudite dhe Emiratet, së bashku me Jared Kushner dhe disa element të tjerë, në shkëmbim të 140 miliard dollarë të investituar, do marrin 30-40% në pronësi truallin e Gazës.

Të njëjtën gjë po shtyjnë dhe në Ukrainë. Paqja e shtyrë këto ditë vjen me një draft për rindërtim të formuluar nga Kushner dhe Kirill Dmitriev, ky i fundit është drejtori i  ‘Fondit të investimeve” të Rusisë, pra investon në emër të Putinit dhe qeverisë së tij. Dmitriev kaloi disa ditë në Miami me Kushner & Ëitkoff në fund të Tetorit. Në fakt, bashkëpunimin mes këtyre  për të rindërtuar Ukrainën, e kam dëgjuar vjet nga individ që kanë qënë afër me Trump dhe njohin mirë zonën Ukrainë/Rusi. Tashmë, thjeshtë çdo gjë po manifestohet në publik.

Ky më poshtë është linku i draftit të ‘rindërtimit’ të Gazës, dhe Izraeli vetë s’ka lidhje, madje shumë ngritën zërin kundër kësaj ‘marrëveshje paqeje”, sepse në këmbim të profitit, Jared Kushner po ju sjell Arabinë Saudite dhe Emiratet në fytyrë dhe Israelit, dhe Ukrainës dhe ne në Ballkan.

https://ëëë.ëashingtonpost.com/…/f86dd56a-de7f-4943…

Momentalisht shqetësimi im mbetet Sazani, dhe në këtë pikë porti i Durrësit. Të dyja këto afere janë pikërisht ato për të cilat dua ta shoh Edi Ramën në burg. Nëse këta të Emirateve kanë në pronësi portin e vetem të vëndit plus një pikë aq strategjike si Sazani, integriteti dhe siguria kombëtare e Shqipërisë rrezikohet duke mbetur në duart e atyre që me paranë e tyre, do t’ju dëbojnë dhe juve siç kanë plan të bëjnë me ata në Palestinë, që sipas linkut më lart, do t’ju ofrojnë para nëse largohen nga Gaza me vullnetin e tyre. Realisht, i kërkoj të gjithë Shqiptarëve të zgjohen dhe të kuptojnë çfarë po ndodh, sepse realisht, s’do kemi më as tokë amë për t’ju lënë gjeneratave të ardhshme. Ndërkohë turp ti vij Sali Berishës që ka mbajtur peng opozitën dhe s’na la të merremi me Edi Ramen por na ka bllokuar ndërkohë që Rama fal Shqipërinë copa-copa.

Nuk di t’ju shpjegoj çfarë neverie ndjej për ju të gjithë që ju dhamë besimin në 1991 dhe e latë vëndin në këtë pikë. Të gjithë, pa përjashtim jeni fajtor!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT