“E dua pafund”! Habit Arjan Curri: Kam një vajzë 15-vjeçare, e ka emrin Irini

Teologu dhe gazetari Arjan Curri, gjatë një interviste mediatike ka folur, ne lidhje për martesën dhe familjen.
Curri gjatë bashkëbisedimit pa filtra dhe plot provokime me gazetarin Ronaldo Sharka, tha se ka një “vajzë” 15-vjeçare, duke nënkuptuar se ka zgjedhur paqen, përpara martesës.
“Martesa që kam bërë unë, më jep një titull ‘babi’. Kam një fëmijë, por nuk mund të them më tepër. Është 15 vjeçe, është vajzë. E ka emrin Irini, ose Irena në shqip, ka lidhje me paqen. E dua pafund”, tha Curri.
Ndërsa në doza ironie tha se ‘Irini’ i ngjan atij.
“Më ngjan mua më shumë se është vajzë. Po të ishte djalë mund t’i ngjante lirisë, vazjat zakonisht i ngjajnë baballarëve”, tha Curri në Top Albania Radio.