“Edi Rama na ka ngulur thikën në kockë”, nipi i Havzi Nelës shfaqet në protestën para kryeministrisë: Qeveria më largoi fëmijët nga ky vend

Përpara godinës së kryeministrisë kanë nisur të grumbullohen qytetarët për protestën e thirrur nga opozita. Një prej tyre, u shpreh se është nipi i Havzi Nelës, poetit i cili nuk iu bashkua kurrë regjimit komunist dhe u dënua me varje në mes të qytetit të kukësit.
Sot, nipi i tij i cili tha se prej 35 vitesh jeton në Tiranë, bëri thirrje që opozita ta marrë zvarrë Edi Ramën dhe ta largojë nga qeverisja.
Ai theksoi se jetesa në Shqipëri është bërë e vështirë ndërsa theksoi se dy fëmijët e tij ndodhen në Zvicër pasi në vendin tonë ata nuk gjetën asnjë fije shpresë.
“Popullit i ka arritur thika në kockë. Çfarë i ka barë Edi Rama këtij populli, nuk ia ka bërë asnjë pushtues. Qeveria më e poshtër. Jetesa është bërë e vështirë, njerëzit kanë ikur jashtë. Fëmijët i kam dy në Zvicër. U larguan se çmimet janë rritur, s’ka mundësi punësimi.
Nuk kishte gjë më të rëndë që të largohen fëmijët nga këtu. Ne kemi vend të bukur, jemi Zvicra e dytë. Isha dhe në protestën e shkuar. Pjesëmarrja duhet të jetë masive. Mos të rrijë populli në kafe, ta kapin qeverinë ta hedhin në lanë.
Nuk mendojnë për popullin, këta, na kanë lënë rrugëve. Çfarë ka bërë 13 vite. Ka rritur krimin, drogën. Lufta në Ukrainë e njerëzit po vriten këtu çdo ditë. Rama duhet të japë dorëheqjen.
Opozita t’i dalë para Edi Ramës e ta kapë zvarrë, ta largojë nga qeveria. Unë vij nga Kukësi, jam nipi i Havzi Nelës. Kam 35 vite që kemi ardhur këtu. Duhet të ketë përshkallëzim, opozita të ngrihet çdo ditë.
Lëvizja në parlament, nuk iu njihet e drejta e fjalës. Ka krijuar mafien e vet, dëgjo se kush thërret në këtë vend. Të ngrihet populli, të ketë gjallëri protesta.”-tha ai.