Edi Rama në Katar, Sheikhu i “Perlës së Gjirit” e pret në takim! Çfarë po përgatitet për Shqipërinë?!

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Katarit teksa është pritur në një takim zyrtar nga homologu i tij, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Rama ka ndarë disa sekuenca nga takimi teksa ka shkruar se u diskutua për thellim të bashkëpunimit mes palëve dhe për projekte me rëndësi të lartë për Shqipërinë.

“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT