Edi Rama shihte poshtë, Meloni mbante mjekrën, Macron dy duart te goja…Si u lexua gjuha e trupit të liderëve të Koalicionit të Miqve të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky pas bisedimeve që mbajti në Gjenevë delegacioni ukrainas me sekretarin amerikan të shtetit Marko Rubio për të diskutuar mbi planin Trump me 28 pika për përfundimin e Luftës, pati një takim online me krerët e koalicionit të miqve të Ukrainës, ku padyshim, një vend në këtë tryeze e ka dhe Shqipëria.

Por mediat ndërkohë, që ndoqën videon e Zelenskit, u morën gjerësisht me gjuhën e trupit të liderëve evropianë dhe jo vetëm në tryezë, gjatë kohës që Zelensky raportonte para tyre.

Kur video u publikua në profilin e tij X, shumë komentues vunë re sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që gjatë gjithë kohës e mbante kokën ulur, e në disa raste të tjera shfaqej duke pirë kafe.

Shumëkush prej komentuesve nuk e njeh në fakt kryeministrin shqiptar që në biseda të tilla shfrytëzon kohën duke pikturuar në fletët e tij të punës. Ky nuk është një sekret, pasi Rama e deklaron në çdo intervistë të vetën me mediat ndërkombëtare.

Por nuk ishte vetëm gjesti i Ramës ai që tërhoqi vëmendjen. Edhe presidenti francez Macron, e mbulonte gojën me të dy duart sikur të ishte i tronditur nga diçka, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbështeste mjekrën duke shprehur mërziti.

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një moment sheh poshtë sikur kërkon diçka në tavolinë. Vetëm presidentja e Komisionit Europian Ursula dukej se e dëgjonte me kujdes dhe vëmendje cdo fjalë të tij.

“Koalicioni i miqve” është një grup shtetesh që kanë premtuar se do të rrisin mbështetjen për Ukrainën dhe u formua në mars 2025. Në fjalën e vet Zelensky u shprehu falenderime anëtarëve të koalicionit për mbështetjen e Ukrainës. Ai tha se nuk mund të diskutohej për garanci sigurie pa pjesëmarrjen e Europës në planin e paqes.

Back to top button