Erion Veliaj nuk shkon në gjyqin që nisi vetë, Aulon Kalaja: Do të më frikësoj, por unë nuk tërhiqem! Gjykata vendosi shqyrtim në themel

Aktivisti dhe ish-kandidati i PD për deputet, Aulon Kalaja njofton se as sot, për herë të katërt radhazi, Erion Veliaj nuk është paraqitur në gjyqin për shpifje që ka iniciuar. Në këto kushte, Gjykata e Tiranës ka vendosur që çështja të shqyrtohet në themel.
“Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk u paraqit as sot në gjykatë (për të katërtën herë radhazi), ku më ka paditur për shpifje, por gjykata vendosi që seanca do nisë në themel, me datë 11 dhjetor, ora 14:00.
Kur u pyeta nga gjykatësja deklarova se unë dua që çështja të mos pushohet, por të vazhdojë sepse jam i bindur në pafajësinë time dhe për këtë dua vendim gjykate, sepse e di që Kryetari i Bashkisë Tiranë do vazhdojë me këtë strategji”, shkruan Aulon Kalaja.
Ai këmbëngul se nuk do të tërheqë asnjë deklaratë dhe do vërtetojë të kundërtën e çdo pretendimi për shpifje nga pala akuzuese, në këtë rast Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur për shpifje ish-kandidatin për deputetet të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit në publik, se “Veliaj me shokë vishej me tanga dhe ofronte seks për ambasadat.”
“Jam i bindur që kjo është një “padi strategjike” (SLAP), me qëllim që zoti Veliaj të më mbajë lidhur, që unë të intimidohem dhe të friksohem, e kësisoj të mos flas më për të. Ka mbi 15 vjet që jam në betejë me modelin politik dhe publik që ai përfaqëson dhe do e vazhdoj këtë luftë!
Si gazetar, aktivist dhe politikan, jam e kundërta e tij. Unë e di hallin që ka ai, por nuk e ndihmoj dot. Fakti është se ai është qeli, ndërsa unë njeri i lirë”, përmbyll aktivisti dhe ish-kandidati i PD për deputet, Aulon Kalaja.