Foto e Berberit në duart e Gaz Bardhit, ish-ministri i Drejtësisë i përgjigjet Sonila Meços: Prokurorët s’mund të bëjnë publike të dhënat e askujt, as “vibratorët e Benit” se nuk duhet kjo lloj “transparence”

Dy ditë më parë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri Ylli Manjani, reagoi ashpër ndaj qarkullimit të një fotoje të bërë nga Ervis Berberi, e cila kishte “rënë” në duart e Gaz Bardhit.
Ai ngriti dyshime të forta mbi SPAK, si organi kompetent, i cili ka sekuestruar celularin e Berberit, sipas tij institucioni duhet të mante përgjegjësi për qarkullimin e kësaj fotoje.
Në lidhje me këtë pati një mendim të ndryshëm dhe një reagim kundërshtues nga gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço.
“Çfarë ndodh kur shteti i njehsuar me pushtetin zhbën brutalisht institucionin e llogaridhënies? Patjetër do të shpërthejë si valvul shkarkimi “histeria kolektive”. Nëse sot sqimatarët e pushtetit flasin për histeri të provokuar nga një drejtësi që “rrjedh” informacionin, duhet patjetër të tregojnë edhe anën tjetër të medaljes, se “histeria” provokohet edhe nga mungesa absolute e llogaridhënies…A do të mësynte e dalldisur kureshtia e publikut edhe për një foto e informacion të “rrjedhur” nga prokuroria, nëse detyrimi minimal në demokraci, llogaridhënia do të funksiononte? A do të ishin ato foto e informacione kandisja e vetme për të kuptuar nivelin e korrupsionit?” ka shkruar Sonila.
Ky postim i gazetares i ka “shkuar në dorë” Ylli Manjanit, i cili i është përgjigjur gazetares: “Se jam nëpër gjyqe sot dhe, po më sjellin disa miq një reagim të Sonila Meços, që nuk e di nëse e ka kundër meje apo jo. Por sidoqoftë, për aq sa e ka me mua, nuk kam se çfarë ti shtoj reagimit tim të djeshëm dhe të përhershëm (Sonila ka pas qenë dakord dikur me to) se të dhënat personale që i bien në dorë Prokurorëve për shkak të aksesit që u jep ligji, NUK MUND TË BËHEN PUBLIKE.” Duke i qëndruar me këmbëngulje mendimit të publikuar nga vet ai dy ditë më parë.
Ai ka ironizuar Sonila Meçon, duke u shprehur se nuk ka çfarë ti thotë nëse asaj i del “histeria” si diçka normale, teksa më tej shton: “Skam gjithashtu ç’të them as për gjetjen e madhe që “vibratorët e Benit” dhe “palloshi i Belës” na qenkan domosdoshmëri për transparencë dhe llogaridhënie. Se ç’transparencë është kjo, sdi ta them.”
Në përfundim ai thotë se askujt në botë nuk ja pranon si standart komunkikimi “pse nuk thua këtë që them unë” dhe më tej shton: “Mund të mos jesh dakord, por nuk ke të drejtë ti thuash dikujt thuaj këtë që them unë! Bye se kemi punë tani.”
Postimi i plotë:
Se jam nëpër gjyqe sot dhe, po më sjellin disa miq një reagim të Sonila Meços, që nuk e di nëse e ka kundër meje apo jo.
Por sidoqoftë, për aq sa e ka me mua, nuk kam se çfarë ti shtoj reagimit tim të djeshëm dhe të përhershëm (Sonila ka pas qenë dakord dikur me to) se të dhënat personale që i bien në dorë Prokurorëve për shkak të aksesit që u jep ligji, NUK MUND TË BËHEN PUBLIKE.
Këtë standart e pranon çdo shoqëri e ligj demokratik.
Tani që Sonilës i del “histeria” si diçka normale dhe e domosdoshme për Shqipërinë, çfarë mund të them?!
Skam gjithashtu ç’të them as për gjetjen e madhe që “vibratorët e Benit” dhe “palloshi i Belës” na qenkan domosdoshmëri për transparencë dhe llogaridhënie.
Se ç’transparencë është kjo, sdi ta them.
Sa për llogaridhënien, u provua përtej dyshimit të arsyeshëm se edhe kur “palloshi” doli me pallosh jashtë në publik vetëm sa iu shtuan votat nga kjo “histeria kolektive” dmth.
E kuptoj që njerëzia mbajnë nëpër gojë “vibratorë” e “palloshë”, por histeria nuk është as gjë e mirë, as standart politik, as moral e aq më pak legal.
Sa i takon pyetjeve “pse nuk thua këtë që them unë”, jo Sonilës po askujt në këtë botë nuk ja pranoj si standart komunikimi.
Mund të mos jesh dakord, por nuk ke të drejtë ti thuash dikujt thuaj këtë që them unë!
Bye se kemi punë tani.