FOTOLAJM/ Festa e Pavarësisë, kamarierët në Prizren surprizojnë klientët, shërbejnë me plis të bardhë dhe shqiponjën dykrenare

Shqipëria shënon sot 113 vite shtet ndërsa vendi është veshur kuqezi. Urimet janë të pafundme duke filluar nga krerët e shtetit tek ata pa post zyrtar ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolika të veçanta në kuadër të Pavarësisë së Shqipërisë.

Festë edhe në Kosovë. Në Prizren, kamarierët të cilët janë në shërbim kanë vendosur të ushtrojnë detyrën me plis të bardhë në kokë dhe me shqiponjën dykrenare. Një gjest mjaft i thjeshtë por me një vlerë të madhe.

Atmosfera është e njëjtë në të gjithë Kosovën ndërsa në vendin tonë gjatë ceremonisë shtetërore në Vlorë me rastin e festës së madhe të Shqipërisë, ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

FOTOLAJM/ Festa e Pavarësisë, kamarierët në Prizren

Foto nga Prizreni
FOTOLAJM/ Festa e Pavarësisë, kamarierët në Prizren

Foto nga Prizreni
FOTOLAJM/ Festa e Pavarësisë, kamarierët në Prizren

Foto nga Prizreni

Back to top button