Gazetarja jep detaje nga dëshmia e Berishës për “21 Janarin”: Ngjarja është konsideruar krim shtetëror dhe ka fajtorë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dëshmia e kreut të PD-së Sali Berisha në SPAK për çështjen e 21 Janarit.

Lala tha se Berisha qëndroi për rreth 2 orë në ambientet e SPAK në momentin e paraqitjes.

Gazetarja tha se Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë dhënë urdhër për të qëlluar mbi qytetarët dhe se punonjësit e Gardës, kanë zbatuar ligjin e miratuar nga vetë socialistët.

“Berisha shkonte për ‘21 Janarin’ për herë të parë pas 14 vitesh. Dha një dëshmi rreth 2 orë. Ngjarja është konsideruar krim shtetëror dhe ka fajtorë. SPAK po heton cili është funksionari politik që dha urdhër të qëllohet mbi protestuesit,” tha Lala në News24.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT