Kaloi 20 ditë në burg, Sarkozy do të publikojë librin “Ditari i një të burgosuri”

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy njoftoi të premten publikimin e librit të tij të ri ku tregon përvojën e tij disa ditore në burg. Libri titullohet “Ditari i një të burgosuri” dhe do të jetë në raftet e librarive nga 10 dhjetori.

“Në burg, nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë. Harroj heshtjen, e cila nuk ekziston në burgun La Santé, ku ka kaq shumë për të dëgjuar.

Zhurma, për fat të keq, është e vazhdueshme. Por ashtu si në shkretëtirë, jeta në burg të forcon”, shkruan ai në një postim në “X”.

Ai gjithashtu ka publikuar kopertinën e librit. Sarkozi u lirua me kusht më 10 nëntor pasi kaloi 20 ditë në burgun La Santé. Ish-presidenti francez u dërgua në burg pasi u dënua në rastin e financimit libian të fushatës së tij zgjedhore presidenciale të vitit 2007.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT