“Karma is a bitch!”, Genc Gjokutaj zbulon planin e pretenduar të PS: Duan të mbledhin firmat për në Kushtetuese, por u dogj me Berishën ky skenar!

Socialistët po mendojnë të mbledhin firmat që një e pesta e deputetëve ti kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të shprehet me ligjshmërinë e vendimmarrjes së GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Lajmin e sjell në rrjetet sociale si informacion, avokati i liderit të PD, Genc Gjokutaj, që ndërkohë thotë se kjo është një rrugë e provuar më parë dhe ka dështuar, kur të njëjtën gjë, e kërkoi lideri i opozitës Sali Berisha.

Sipas Gjokutajt, e vetmja rrugë ankimi për Ballukun është ankimimi i vendimit në gjykatën e Apelit të GJKKO, pastaj në Gjykatën e lartë dhe pastaj në Kushtetuese, sepse sipas tij, kur këtë gjë e kërkoi Berisha vitin e kaluar, socialistët punuan shumë për ta rrëzuar këtë skenar, duke e kthyer në një precedent.

Me nota ironie ai thotë se socialistët e krijuan me shumë mund këtë precedent.

Postimi i Genc Gjokutajt:

Debat i madh dje në Eden Garden (Kryeministri) midis Evës (Belës) dhe Adamit (Edvinit) me qëllim dërgimin e vendimit të GjKKO në Gjykatën Kushtetuese por jo nga Bela po nga 1/5 e deputetëve socialistë të Kuvendit!

Por prapë fati dhe fakti janë kapriciozë!

Sepse kur 1/5 e deputetëve demokratë kerkuan të njëjtën gjë për Berishën ne GjK kjo e fundit me insistimin dhe presionin e Belës dhe Edvinit e rrezoi kërkesën! Tani që ju duhet nuk i lejon precedenti që me aq mund e krijuan! Pra në gropën që i hapën Berishës do të bien vetë!

Karma is the bitch!

Prandaj e dashur Bela, fillo ankimin nga Apeli, GjL e pastaj shko në Kushtetuese!

Gjer atëherë mbase tuneli nuk të tradheton e nuk shembet!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT