“Kjo ishte darka jonë e fundit”, këngëtari poston VIDEO-n me Shpat Kasapin: Do të kujtoj gjithmonë duke qeshur e kënduar

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një ataku kardiak. Ai ndërroi jetë teksa ndodhesh në Itali, me gruan dhe djalin e tij.

Lajmi tronditës ka lënë në dhimbje të thellë familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe dashur muzikën e tij ndër vite.

Mes shumë reagimeve, ka qenë edhe këngëtari Klajdi Musabelliu, i cili ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kënduar në një ambient të ngrohtë familjar, së bashku me Shpatin.

Ai videon e ka shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, ku shkruan: “Kjo ishte darka jonë e fundit vëlla, kështu do të kujtoj gjithmonë, duke kënduar e me buzëqeshjen tënde”.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT