“Kryetari i bashkisë u ngrit dhe bëri fjalim racist për ne”, historia e gazetarit me grekët: I prisha darkën kur i thash që jam shqiptar

Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer një histori personale lidhur me marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetin grek. Në studion e ‘Top Story’ Zeka tregon për xhirimet e një dokumentari dhe darkën e zhvilluar me kryetarin e bashkisë së Follorinës.

Ky i fundit u ngrit përpara të ftuarve për të bërë një dolli e më pas filloi të mbante ligjërata kundër shqiptarëve. Zeka tregon se në ato momente u çua për të bërë dhe ai një dolli, të cilin e përfundoi duke treguar se ishte shqiptar dhe aty, darka u konsiderua e prishur.

“Unë e njoh shumë mirë Greqinë. Serbët janë 100 vjet para grekëve me nacionalizmin e tyre që e kanë më shumë modern. Nuk na kanë trajtuar siç i kanë trajtuar çamët. Kur ikën shqiptarët e Shqipërisë në Greqi në 1991 unë po bëja një dokumentar dhe filmova në Greqi.

Kryetari i bashkisë na shtroi një dark dhe u ngrit dhe bëri një fjalim shumë racist për shqiptarët. Unë mora gotën e rakisë dhe bëra një dolli dhe i thash jam shqiptar. Aty u prish darka”, u shpreh Zeka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT