LAJMI I FUNDIT/ Situata alarmante në urën e Mifolit, Vjosa në kuotën 8.2 metra

Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që prurjet në lumenj të jenë në nivele të larta duke rrezikuar përmbytje të mëdha.

Megjithëse në Memaliaj raportohet për rënie të nivelit të lumit Vjosa, situata në Urën e Mifolit paraqitet krejt ndryshe.

Matjet e fundit tregojnë se Vjosa ka arritur kuotën e 8.2 metrave, duke shënuar një rritje të konsiderueshme.

Nëse prurjet vazhdojnë me këtë intensitet, pritet që niveli i lumit të rritet edhe më tej, çka mund të sjellë probleme shtesë në zonat e ulëta, tokat bujqësore përreth, por edhe në banesa.

Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë apel të vazhdueshëm banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT