Lëvizje për të hequr Sali Berishën? Takimi “sekret” në hotelin në Tiranë, Salianji dhe Alimehmeti mblidhen me demokratët më të votuar, EMRAT e personave që ishin pjesë

Një takim “sekret” është zhvilluar mes demokratëve në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se një grup figurash të njohura të Partisë Demokratike, të renditur ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 Majit dhe në primaret e kësaj force politike, janë mbledhur sot për të diskutuar gjerë e gjatë mbi situatën politike brenda forcës blu dhe të ardhmen e drejtimit të saj.

Në qendër të vëmendjes ka qenë Ervin Salianji, i cili është shfaqur i shoqëruar nga disa prej emrave më të mbështetur nga demokratët, mes tyre: Ilir Alimehmeti; Gentian Cela; Qani Xhafa; Aulon Kalaja; Ted Kolliku; Alma Kore; Parid Mahmutaj; Xhemajl Gjunkshi;  Hysen Kadiu, si edhe të tjerë që nuk u bënë deputetë, por morën mijëra vota në zgjedhjet e fundit.

Ky takim i fundit i demokratëve po interpretohet gjerësisht si një lëvizje që mund të sinjalizojë  një frymë të re brenda të djathtëve.  Pikëpyetjet shtohen edhe për një arsye tjetër, momenti.

Mbledhja vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë demokratë, e jo vetëm, kërkojnë riformatimin e kësaj force politike dhe një frymë të re udhëheqje. Ky zhvillim ka ngritur dyshime se nëse brenda PD-së po përgatitet një proces i brendshëm reflektimi që mund të prekë edhe drejtimin aktual të partisë, pa përjashtuar skenarët për lëvizje të Sali Berishës.

Lidhur me këtë takim nuk ka ardhur një reagim nga demokratët që morën pjesë në këtë mbledhje, teksa skenaret e lartpërmendura mbetet dyshime dhe pikëpyetje të ngritura në një kohë kur kjo forcë politike ka nevojë për një riformatim që në “themele”!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT