Lumi Vjosa arrin në 7.75 metra, përmbyten tokat në Novoselë! Evakuohen tre familje, një biznes në rrezik (VIDEO)

Rritja e nivelit të lumit Vjosë në nivelin 7.75 metra ka shkaktuar përmbytjen e disa tokave në zonën e Novoselës.

Sipas raportimeve, vërshimi i ujit rrezikon të përmbysë dhe një thertore ndërsa tre familje janë evakuuar.

Forcat emergjente mësohet se ndodhen në terren ndërsa reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit duket se po lënë pas dëme të mëdha.

Situata parashikohet e njëjtë edhe në ditët në vazhdim ndërsa dje janë evakuuar disa familje në Thumanë e Lezhë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT