Meta bën lëvizjen e papritur, thërret avokatin e tij dhe e urdhëron: Dua të jap dëshminë në SPAK për “21 Janarin”

Presidenti i PL-së Ilir Meta i cili prej më shumë se 1 viti ndodhet në qeli, ka kërkuar që të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni për çështjen e “21 Janarit”, në të cilën u vranë 4 protestues.

Meta përmes avokatit të tij, Cakrani i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit Alfred Shehu që të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”.

Disa ditë më parë për dosjen e 21 Janarit, u pyet edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërsa më parë, dëshmi ka dhënë në SPAK edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili më 21 Janar 2021, ishte ministër i Brendshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT