“Na jep noi kafe”,Ish-oficeri i Operacionales pazare me trafikantët: 1 mijë nuk ja vlen, me një kapje fikim 70 mijë euro

Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj është pjesë e një prej bandave më të mëdha kriminale shqiptare, e shtrirë në Evropë me aktivitet në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai i ka shërbyer grupit kriminal të Visit të Pojës, duke u dhënë informacione sekrete mbi lëvizjet e policisë në këmbim të parave, gjatë kësaj kohë ai ka qënë pjesë e skuadrës së Operacionales.

Grupi kriinal u “godit” ditën e djeshme nga një operacion i përbashkët mes SPAK dhe homologëve në itali.

Një një pjesë të dosjes hetimore dhe po ashtu nga dookumentimi i bisedave në aplikacionin SkyECC, dallohet qartë se si Igli Haxhiaj “bën pazar” për këmbimin e informacioneve.

Pjesë nga dosja hetimore:

4. Komunikimi HY67U7 – EC72PV, datë 14.12.2020, ora 21:36 – 21:58

I.Haxhiaj: Epo ti e di eshte vllai, po pati deri atehere patjeter.

\EC72PV: po me thuj ca ti them, se seshte problem ajo pune.

I.Haxhiaj: Ai eshte qe te jet i informuar, per ca behet fjale, a ska interes dmth, po tani thuaj kaq, si te japi leket ja themi ca ka dhe kur te ket siklete qe di i ket nga mbrapa e njoftojme, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, o vllai te na japi noi kave, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, se si ceshtje nuk e mbyllim dot, se e ka tjeter kush, vetem mos i thuaj kush jam une mos ta dij fare se sdihet ca flet…. Ok vllai….Po noi 5€, mos ta vrasim…thuaji kur ke sjell nje sasi te modhe te moren ne tel, dhe ke qene me dy goca. Po sja vlen me i thene me pak…. po per 500, 1 mij sja vlen fare vllai, se i shpetojme gjithe ato lek, ati nje kapje i fiken 70 mij, i arrestuam nipin, thuaja ta dij, thuaj per 5 vk…shife ca do thot.

Nga analiza e këtij komuniikimi Haxhiaj zhvillon një bisedë të detajuar me përdoruesin “EC72PV”, gjatë së cilit është duke u diskutuar mënyra e ofrimit të informacionit konfidencial kundrejt përfitimit financiar. Në fillim të bisedës, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj i shprehet bashkëbiseduesit se “epo ti e di është vllai, po pati deri atëherë patjetër”, duke i lënë të kuptohet se çështja varet nga interesimi i palës së tretë.

Më pas bashkëbiseduesi kërkon sqarime për çfarë duhet të komunikojë, prandaj edhe oficeri i antiterrorit, i sugjeron që pala e interesuar duhet të ketë informacion se për për çfarë bëhet fjalë dhe nëse ka realisht interes. Ai i udhëzon që t’i thotë palës se pasi të japë lekët, do i japin informacionin.

Më vonë Haxhaj është shprehur në lidhje me personin e interesuar “nëse do ketë siklete”, duke nënkuptuar këtu kontrollet policore, ai do të njoftohet duke vijuar me dhënien e informaciineve të vazhdueshme.

Ai e ka përmendur haptazi kërkesën për përfitim monetar duke u shprehur “ o vllai të na japë noi kave”. Sipas tij, çështja nuk është në dorën e tyre për t’u mbyllur, pasi atë e ka dikush tjetër, por sërisht ai kërkon që identiteti i tij të mos zbulohet, duke theksuar: “mos i thuaj kush jam unë, mos ta dij fare se s’dihet çfarë flet”.

Haxhiaj ka përmendur edhe shumën e nevojshme për të “kryer këtë shërbim”, ai propozon “noi 5€”, duke nënkuptuar një shumë më të lartë, si 5000 euro. Madje jep edhe këshilla për justifikimin e kësaj kërkese, duke i sugjeruar bashjëbiseduesit të përmendë faktin se ndaj palës së tretë ka pasur hetime të mëparshme, se kur ka sjellë një sasi të madhe e kanë marrë në telefon dhe ka qenë me dy goca.

Kujtojmë se Ish-efektivi i Operacionales, Igli Haxhiaj, i cili ditën e djeshme u arrestua me urdhër të SPAK, duket se nuk është i vetmi që nxirrte sekrete hetimore për llogari të grupeve kriminale. Sipas bisedave të shumta në “SkyECC” mes Haxhiajt dhe Denis Myftiun, i shpallur po ashtu në kërkim, flitet për pazaret e dhënies së informacioneve, ku ish-efektivi i operacionales i kërkon para edhe për 2 të tjerë.

Nga “Sky ECC”, del që Haxhiaj i ka kërkuar Myftiun 15 mijë euro, nga 5 për secilin, në mënyrë që t’i jepte informacionet. Haxhiaj e informon Denis Myftiun se vetë ai dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin në telefon.

Back to top button