“Nuk është kimioterapi, është mbijetesë!” Gazetari poston foton e dhimbshme nga Onkologjiku: Jetë që vihen në rrezik për shkak…

Gazetari dhe aktivisti Osman Stafa, ka “ngritur” sërish zërin për kushtet e këqija në spitalin onkologjik në Tiranë.

Ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku përmes një fotoje duken 3 zonja që janë duke marrë trajtimin me kimioterapi, njëra prej tyre është në një krevat spitali, ndërsa dy të tjerat të ulura në karrige, marrin serumin.

“Në vitin 2025, gratë që luftojnë kancerin trajtohen kështu: të ulura në karrige të zakonshme, pa poltronë, pa privatësi, pa kushte minimale dinjiteti. Asnjë shiringë elektrike.Asnjë pompë infuzioni.”, ka shkruar Stafa.

Teksa më tej tregon rrezikun e lartë që mund të sjellë kjo mënyrë trajtimi e pacientëve, që është e viteve ’80, dhe mund të ketë risk për mbidozë, nëndozë, bllokim, reaksione alergjike, jetë të cilat sipas gazetarit vihen në rrezik për shkak të varfërisë teknike.

“Pacientët shpojnë venat çdo herë, me dhimbje, me rrezik ekstravazimi, me indet që digjen e shkatërrohen. Ndërkohë që në çdo vend normal porti vendoset që në fillim të trajtimit, për siguri, dinjitet dhe jetë. Këto gra nuk po marrin trajtim.Këto gra po durojnë një sistem që është dorëzuar.Ky është realiteti i Onkologjikut sot.”, shton gazetari.

Më tej ai shkruan se për “çdo ditë që heshtet, pacientët trajtohet në kushte të papranueshme për një vend që pretendon të jetë europian.”

Duke e përfunduar shkrimin në fund duke thënë se kjo është përgjegjësia e shtetit.

Kujtojmë se Osman Stafa, bashkë me aktivistë e qytetarë të tjerë një muaj më parë organizoi protestën “Tetori i Zi”

“Nuk është kimioterapi, është mbijetesë!”

Pacientet te Onkologjiku

Postimi i plotë:

Kjo nuk është kimioterapi.

Kjo është mbijetesë.

Në Spitalin Onkologjik

Në vitin 2025, gratë që luftojnë kancerin trajtohen kështu: të ulura në karrige të zakonshme, pa poltronë, pa privatësi, pa kushte minimale dinjiteti.

Asnjë shiringë elektrike.

Asnjë pompë infuzioni.

Kimioterapia jepet me gravitet, një praktikë e viteve ’80, me rrezik mbidoze, nën-doze, bllokimi, reaksione alergjike pa asnjë alarm. Jetë në rrezik për shkak të varfërisë teknike.

Asnjë port-cat.

Pacientët shpojnë venat çdo herë, me dhimbje, me rrezik ekstravazimi, me indet që digjen e shkatërrohen. Ndërkohë që në çdo vend normal porti vendoset që në fillim të trajtimit, për siguri, dinjitet dhe jetë.

Këto gra nuk po marrin trajtim.

Këto gra po durojnë një sistem që është dorëzuar.

Ky është realiteti i Onkologjikut sot.

Dhe çdo ditë që heshtet, pacientët trajtohet në kushte të papranueshme për një vend që pretendon të jetë europian.

Kjo nuk është historia e tyre.

Kjo është përgjegjësia e shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT