PAMJET/ Shmanget katastrofa në Lezhë, ushtria dhe ekipet e bashkisë pranë argjinaturës, kompanitë e ndërtimit dërgojnë kamionët e tyre

Një katastrofë e mundshme është parandaluar në zonën e Lezhës falë reagimit të menjëhershëm të institucioneve vendore dhe ndihmës së bizneseve lokale, të cilat kanë bashkuar forcat për të mbyllur çarjen e argjinaturës.
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka dalë me një sqarim publik dhe thotë se në orët e vona të mbrëmjes është çarë argjinatura e kanalit të ujërave të larta dhe menjëherë janë mobilizuar të gjitha forcat dhe ushtria.
“Mbreme ne oret e vona te nates eshte konstatuar carje e argjinatures se kanalit te ujerave te larta Spiten-Hidrovor Tale! Menjehere jane mobilizuar gjithe forcat e Bashkise Lezhe, Bordit te Kullimit, ushtrise me mbeshtetjen edhe te mjeteve te kompanive te ndryshme qe operojne ne Lezhe!
Situata per momentin eshte duke u permiresuar! Deme ne banesa nuk raportohen. Fale nderhyrjes se menjehershme eshte parandaluar nje katastrofe! Po punohet intensivisht per mbylljen e carjes se argjinatures”, shkruan Pjerin Ndreu.
Teksa ndan pamjet nga puna në terren, kryebashkiaku socialist thotë se angazhimi i të gjithë faktorëve për të shmangur një katastrofë të mundshme, është një shembull i përgjegjshëm reagimi dhe përkushtimi. Ai shkruan dhe për kritikët.
“Gjithe fantazite e lajthitjet, per lenie me dashje, apo mos veprime, apo faje te investimit te rruges, fikje te pompave te hidrovorit etj. jane te turpshme per kedo qe i thote”, përmbyll Pjerin Ndreu.