Play-off për Botërorin 2026/ Si Sylvinho “shkarkoi” trajnerin e Polonisë! Shqipëria 2 suksese në 15 takime kundër polakëve

Kombëtarja shqiptare e futbollit “peshkoi” Poloninë në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Përballja teke do luhet në Poloni, ndërsa dueli i 26 marsit 2026 do jetë i 16-ti mes tyre në histori. 

Bilanci flet për polakët që kanë fituar në dhjetë takime, tre duele janë mbyllur në barazim, ndërsa dy herë ka fituar Shqipëria. Fitorja e parë e tanëve kundër Polonisë daton më 29 nëntor 1953 në një miqësore të zhvilluar në “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë fitonin 2-0 me golat e Loro Boriçit dhe Refik Resmjas në minutat 12-të dhe 35. 

Ndërkohë fitorja e dytë daton më 10 shtator 2023 (70 vite më vonë), kur në “Air Albania” të Tiranës ekipi i Sylvinhos fitonte po 2-0 me golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, për të konsoliduar pozitat në grupin që na çoi në finalet e Euro 2024. 

Pas humbjes në Tiranë, Polonia tre ditë më vonë shkarkoi trajnerin portugez Fernando Santos. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT