Polici i Rrugores nxori zvarrë babain nga makina, vajza e vogël ulërinte, “shpërthen” Myslim Murrizi: Bastard me uniformë që njollos punën e mijëra kolegëve të ndershëm

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj pamjeve të ngjarje që ka ndodhur dje në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një efektiv i Policisë Rrugore ka nxjerrë zvarrë nga makina një qytetar, i cili kishte shkuar për të marrë vajzën e mitur nga shkolla.

Myslim Murrizi e quan atë oficer “një bastard” që njollos punën e mijëra kolegëve dhe uniformën e Policisë së SHtetit, sepse vajza e vogël, sipas tij nuk do ta harrojë kurrë atë episod dhe do të ketë vetëm urrejtje për Policinë.

“[…] kjo sjellje e mostrave me uniforme te Policise se Shtetit eshte nje krim qe po terrorizojne nje fëmijë, qe sa te jete gjalle nuk ka per ti ikur nga mendja kjo ngjarje e rende dhe kurre nuk ka per ta shuar urrejtjen ndaj kapeles se ketyre palaçove”, shkruan ai.

Edhe përse ishte me vajzën e mitur në makinë, e cila qante e ulërinte duke kërkuar të atin që polici e tërhiqte zvarrë, burri u mor me forcë dhe u shoqërua. Madje, atje çuditërisht i gjetën thikë dhe një sasi të vogël kanabisi.

“Çfarëdo te kishte bere ky qytetar mund te shoqerohej me polic deri ne banesë sa te linte vajzen e vogel ne shtepi dhe pastaj te shoqerohej, ndalohej, arrestohej apo burgosej sipas ligjit apo vepres penale qe mund te ketë kryer”, shkruan Myslim Murrizi.

Polici i Rrugores nxori zvarrë babain nga makina, vajza e vogël

Postimi i ish-deputetit Myslim Murrizi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT