Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi para gjimnazit, DETAJE: Tetë adoleshentë u rrahën me thika e grushte, njëri është rëndë në spital

Adoleshenti që u plagos me thikë dje para gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrës, raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e qytetit bregdetar.

Nga burime jozyrtare, mësohet se dy adoleshentët janë përfshirë fillimisht në një sherr në rrjetet sociale dhe më pas janë takuar para gjimnazit për t’u sqaruar. Aty janë përfshirë dhe shokë të tyre, duke bërë që të nisë një sherr i madh me thika e grushte.

15 vjeçari E.B ka qenë me tre shokët e tij dhe 14 vjeçari që e plagosi, M.K, ka qenë me tre shokë të tjerë.  Si pasojë e goditjeve me thikë, adoleshenti i plagosur, me inicialet E.B, ndodhet në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën.

“Nga veprimet e para hetimore … rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda.

I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njoftoi Policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT