SHORTI i “play-off” tregohet i MËSHIRSHËM me Shqipërinë, kuqezinjtë përballë “gjahut” të preferuar të Jasir Asanit

Në Zyrih u hodh shorti për fazën e “Play-Off” të Kupës së Botës, ku Shqipëria dhe Kosova janë pjesëmarrëse për herë të parë në këtë fazë të turneut. Goglat vendosën që kuqezinjtë të udhëtojnë drejt Polonisë.
Kështu kuqezinjtë dhe “Dardanët” mësuan edhe rivalin e tyre në “Play-Off”, do të jenë Polonia dhe Sllovakia.
Djemtë tanë “peshkuan” Poloninë e Robert Lewandowskit, ndërsa “Dardanët” do të sfidohen me Sllovakinë, ekip me të cilin nuk janë përballur asnjëherë mes tyre.
Kujtojmë se Polonia mund të quhet “gjahu” i preferuar i Jasir Asanit. Gjatë kualifikuesve të Euro 2024, mëngjarashi shënoi eurogol përballë polakëve në stadiumin “Air Albania”, në atë fitore me shifrat 2-0.